Efi Dhedhes në një intervistë televizive ka zbuluar më shumë për jetën e saj personale, por edhe për marrëdhënien me disa nga personazhet më të përfolur.
Ajo ka treguar planet për një shtatzëni si dhe marrëdhënien me ish- banorët e Big Brother Albania.
Pjesë nga intervista:
A është e vërtetë që në çdo intervistë flet vetëm për Luiz Ejllin?
Efi: Po më pyetët do përgjigjem, ça të bëj sikur nuk ekziston?
Do i futesh muzikës së shpejti?
Efi: Po, mirëpriteni, del në 27 korrik.. ça thua moj zemër. Nuk është e vërtetë, nuk kam lidhje me muzikën dhe dua të bëj gjëra që i shkojnë formatit tim.
A ke në plan për një shtatëzani?
Efi: Kur të vijë momenti, nuk bëhet shaka me këtë gjë…
A ke i vajtur Kiarës për urim për lindjen e vajzës?
Efi: Nuk i kam vajtur, por i kam nis një urim
Po Olta Gixharin e ke uruar?
Efi: Jo, por mund ta uroj edhe LIVE se është gjë shumë e bukur por më duket falso sepse unë nuk flas me atë, por e uroj edhe live: O Zot me jetë të gjatë dhe me të tretin ishallah.
A i ke shkruar Heidi Bacit pas finales?
Efi: Jo, por më ka pëlqyer shumë, do i thoja fjalët më të bukura.