Astronomët kanë zbuluar një planet të largët që duket i mbushur plotësisht me lavë të shkrirë, duke krijuar mundësinë e një lloji të ri planetësh me sipërfaqe të lëngshme.
Planetin e quajnë L98-59d, ai është 1.6 herë më i madh se Toka dhe rrotullohet rreth një ylli të vogël të kuq, 35 vite drite larg.
Fillimisht mendohej se mund të kishte ujë, por studimet tregojnë se sipërfaqja e tij është e përbërë nga magmë e lëngshme.
Temperaturat aty arrijnë rreth 1,900°C, ndërsa dallgët e mëdha dhe era me gazra të ashpra bëjnë mjedisin të pamundur për jetë.
Astronomët përdorën të dhëna nga teleskopi James Webb për të zbuluar se atmosfera e planetit përmban shumë squfur, gjë që sugjeron se pos sipërfaqes, planeti ka një oqean magme mijëra kilometra të thellë dhe ndoshta një bërthamë të shkrirë.
Ky zbulim tregon se planetët me magmë të lëngshme mund të jenë më të zakonshëm nga sa mendohej dhe se studiuesit duhet të jenë të kujdesshëm kur vlerësojnë mundësinë e jetës jashtëtokësore në ekzoplanetë.





