DURANA do të ofrojë një siguri për investimet strategjike në këtë rajon duke u ofruar bizneseve dhe bashkive një orientim të qartë mbi tipologjinë e biznesit që mund të zhvillojnë dhe promovojnë për të qenë sa më konkurrues në treg. Pra investimi i kryer nga një biznes në zonën ekonomikeTiranë – Durrës është shumë here më i sigurt dhe i mbrojtur duke qenë se koordinohet nga një plan rajonal dhe Planet e PërgjithshmeVendore përkatëse të hartuara nga secila bashki…
22 Nëntor 2015 – Ka ngjallur mjaft interes një plan i ri i Ministrisë së Zhvillimit Urban për integrimin ndërsektorial të Zonës Ekonomike Tiranë-Durrës. Ai është pjesë integrale e Planit të Përgjithshëm Kombëtar dhe do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e kësaj zone, duke krijuar infrastrukturën e përshtatshme për një zhvillim të qëndrueshëm.
Ministrja e Zhvillimit Urban znj.Eglantina Gjermeni ka dhënë detaje në një Media, se si do të zhvillohet ky projekt, sa mundësi do të sjellë për bizneset, si do të krijohen mundësi për klasterat (grupimin e bizneseve të ngjashme, apo të zinxhirit të ciklit prodhues) me synim rritjen e konkurrueshmërisë së tyre etj.
Është pikërisht pozicioni strategjik i rajonit Tiranë – Durrës, me dalje të gjerë në Detin Adriatik dhe ndërlidhje të mira ndërkombëtare, i ndikuar nga vendndodhja edhe e Aeroportit kryesor në vend, që ka ofruar mundësi të mëdha për zhvillim ekonomik dhe të shpejtë të kësaj zone.
Korridori rrugor, i cili lidh këto dy qendra urbane, është kthyer tashmë në qendrën ekonomike të vendit, fakt që dëshmohet edhe nga fluksi i lartë i lëvizshmërisë dhe prezenca e bizneseve dhe shërbimeve të ndryshme.
“Duke vlerësuar rëndësinë strategjike të kësaj zone, ku kemi të përqendruar edhe një numër të madh biznesesh, menduam dhe ndërmorëm nismën e rëndësishme për hartimin e një plani, të cilin e pagëzuam me emrin “Durana” e që projekton zhvillimin e integruar të këtij rajoni.
Ky plan është tërësisht i dedikuar për rajonin Tiranë – Durrës dhe synon zhvillimin e projekteve të zhvillimit në fushat e planifikimit të territorit, të infrastrukturës së transportit, ujit, energjisë dhe projekte të tjera në menaxhimin e mbetjeve, të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe zhvillimit ekonomik”, thotë znj.Gjermeni.
Ky plan është tërësisht i dedikuar për rajonin Tiranë – Durrës dhe synon zhvillimin e projekteve të zhvillimit në fushat e planifikimit të territorit, të infrastructures së transportit, ujit, energjisë dhe projekte të tjera në menaxhimin e mbetjeve, të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe zhvillimit ekonomik.
“DURANA do të ofrojë një siguri për investimet strategjike në këtë rajon duke u ofruar bizneseve dhe bashkive një orientim të qartë mbi tipologjinë e biznesit që mund të zhvillojnë dhe promovojnë për të qenë sa më konkurrues në treg”.
Gjermeni shton se investimi i kryer nga një biznes në zonën ekonomikeTiranë – Durrës është shumë here më i sigurt dhe i mbrojtur duke qenë se koordinohet nga një plan rajonal dhe Planet e PërgjithshmeVendore përkatëse të hartuara nga secila bashki.
Gjithashtu, ky plan strategjik mundohet të plotësojë edhe infrastrukturën e nevojshme dhe veçanërisht aksesueshmërinë, që është dhe një nga prioritetet kryesore të këtij plani me qëllim lehtësimin e aktivitetit të biznesit.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm i planit DURANA është edhe krijimi dhe funksionimi i”Cluster të biznesit”, për të cilat janë parashikuar një sere politikash që nxisin zhvillimin e clusterave të biznesit, duke synuar rigjenerimin e zonës.
Vetë ky dokument strategjik përcakton qartazi zonën fizike ku do të mund të zhvillohet një “cluster”, kryesisht e pozicionuar në zona që kanë hapësira industrial jo – funksionale.
“Më duhet të shtoj se, përtej përcaktimit fizik në këtë dokument strategjik janë ofruar dhe disa rekomandime për mënyrën e funksionimit të një cluster, dhe në këtë drejtim mendoj se roli i universiteteve dhe institutive kërkimore do të jetë esencial për zhvillimin e qëndrueshëm të koncepteve “cluster””, pohon znj. Gjermeni.