GREQI, 1 prill 2013 – E nxitur nga rritja e saj e shpejtë në Greqi, partia e ekstremit të djathtë “Agimi i Artë” është duke përhapur tentakulat e saj edhe jashtë vendit, me qëllim për të krijuar qelizat e saj në çdo cep të botës. Grupi ekstremist ka filluar hapjen e zyrave të tyre në Gjermani, Australi, Kanada dhe SHBA.
Zëdhënësi i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris është shprehur se njerëzit e kanë kuptuar se “Agimi i Artë” thotë të vërtetën. “Në planet dhe qëllimet tona imediate është krijimi i organizatës dhe hapja e zyrave lokale në Melburn, me ç’rast është parashikuar edhe një vizitë e deputetëve të kësaj partie në Australi”- shprehet ai për The Guardian, e cila ka shkruar gjatë për rritjen e ndjeshme dhe të shpejtë të mbështetësve të kësaj partie.
Si pjesë e planeve të saj ndërkombëtare, “Agimi i Artë” është fokusuar edhe në SHBA. Një historian i shquar grek, Anastasios Tamis shprehet për The Guardian se: “Eshtë një gjendje e madhe e njerëzve konservatorë, të cilët janë të zhgënjyer mbi atë se çfarë ka ndodhur në Greqi dhe po përpiqen të gjejnë një mjet për t’u shprehur. Ata janë nacionalistë që ndihen të tradhtuar nga Greqia, mbi çështje si, Maqedonia, Qipro dhe Vorio Epiri në Shqipëri.
Agimi i Artë, thotë Tamis është duke e shfrytëzuar këtë.





