Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, për shtatë kërkesat e sotme të presidentit serb Aleksandar Vuçiçit, për Kosovën, ka thënë se janë të vjetra.
Ministrja thotë se Vuçiçi më mirë të përmbush zotimet e dialogut, sesa të vazhdojë t’i përsëris këto kërkesa.
“Të vjetra bre, gjithë ky diskutim, gjithë ky film që nga dita e djeshme për disa kërkesa që i ka përsëritur në vazhdueshmëri dhe e ka parë që nuk kanë funksionuar. Alekskandar Vuçiçi më mirë është t’iu shpjegojë qytetarëve të tij që dëshiron të përparojë, zotimet që i merr ai në procesin e dialogut, duhet t’i përmbush”,-tha Gërvalla.