Serbia është duke përgatitur një plan sekret për trazira në Kosovë gjatë vitit 2018. Informatat janë siguruar nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare.

Sipas informatave që posedon ky institut, sigurimi shtetëror në Serbi ka themeluar një njësi të veçantë të quajtur "Ujqërit" i cili do të organizojë një plan sekret, ku do të bëjnë aktivitete të dhunshme (trazira etnike) në Kosovë.

Klan Kosova ka siguruar këtë dokument sipas të cilit thuhet se "ky njësit bazën e ka në Nish të Serbisë, por operon në gjithë territorin e Kosovës me tetë baza të saj, ku të angazhuar janë 162 persona të cilët edhe në të kaluarën kanë qenë pjesë e strukturave serbe të sigurisë. Për këtë plan janë siguruar 20 milionë euro".

Dyshohet se nga këto aktivitet të dhunës do të ndryshojë edhe situata e sigurisë dhe kështu edhe e serbëve që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Këto burime janë të informuara se Qeveria e Serbisë do të dalë më disa kërkesa ndaj ndërkombëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës

Ndryshe gjatë ditës së sotme në Mitrovicën Veriore është vrarë kryetari i Iniciativës Qytetare, SDP, Olivier Ivanoviç. /klankosova