TIRANË – Kryebashkiaku Lulzim Basha është takuar sot me ekspertë të fushës së ndërtimit për të diskutuar me ta mbi planin urbanistik të kryeqytetit.
Gjatë fjalës hapëse Basha u ndal tek përparësitë që ofron plani urbanistik për zhvillimin afatshkurtër dhe afatgjatë të kryeqytetit.
“Të udhëhequr për ta pajisur qytetin me një plan urbanistik orientues, por edhe ambicie për të pasur praktika të barabarta si Bashkimi Evropian jemi mbledhur për t’i dhënë këtij plani edhe zërin tuaj, si një industri që punëson. Për këtë arsye ky plan ka në themel harmozimin e interesave afatshkurtra dhe afatgjata. Ky plan thuhej se aumatizon procedurën mistike të marrjes së një leje ndërtimi në Tiranë. E bën këtë pa cënuar një nga kriteret që qëndron në themel të planit. Nga njëra anë të autoriteteve publike dhe nga ana tjetër tuajin si zhvillues. Ky është qëllimi i tavolinës së rrumbullakët me ju”,- tha Basha.