Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 4 personave nga policia e Lezhës, pasi kishin planifikuar vrasjen e një personi në Tiranë.
Të vetmit që janë arrestuar janë një çift bashkëshortësh, pronarë të një lokali ku u gjetën armët, dhe dhëndri i tyre, që sipas policisë po tentonte që të fshihte provat.
Konkretisht janë arrestuar shtetasit Mark Lamkja, Nikoll Marku dhe shtetasja Marie Marku.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.





