Plarent Ndreca është komanduar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit.

Ministri Blendi Klosi gjatë prezantimit e cilësoi të patolerueshme gjendjen të cilën ndodhet mjedisi, duke paralajmëruar se nëse nuk ka ndryshime brenda 20 ditësh do të ketë masa penalizuese ndaj inspektorëve rajonalë.

Ndërsa Plarent Ndreca u shpreh se në 20 ditët në vijim inspektorët do të jenë në provë dhe ata që nuk plotësojnë kriterët profesionale do të largohen.

“Në Inspektoratin e Mjedisit nuk do të ketë asnjë inspektor që nuk plotëson standartet profesionale për të bërë punën që iu është besuar. Është e papranueshme që në inspektorat gjenden dhe të arsimuar për arte, kështu që kjo situatë duhet të marrë fund.”

Aksioni të pastrojmë Shqipërinë, do të jetë një nga prioritetet e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit në 300 ditët e para të qeverisjes.