Ndeshja e së martës Brentford-Mançester Junajtid është në rrezik shtyrjeje pas infektimit të disa lojtarëve dhe stafit teknik të “Djajve”.Junajtid luan në transfertë në Premier Ligë dhe pas ndeshjes me Noruiçin kanë pasur disa raste pozitive në skuadër.Numri i infektimeve nuk është bërë ende i ditur sipas “The Athletic”, por Rangnik nuk ka mundur dot të kryejë një seancë normale stërvitore.

Premier Liga është vendosur menjëherë në dijeni dhe ndeshja është në rrezik shtyrjeje. Pas problemeve të Totenhemit, edhe Junajtidi rrezikon të pësojë të njëjtin kolaps me kalendarin.Nuk përjashtohet që Lindelofi të mos jetë ndjerë mirë në “Carrow Road” pasi mund të ketë qenë i infektuar.