Të dy kandidatët për president të FSHF-së, janë ulur së bashku në barin e hotelit, për të konsumuar një kafe gjatë 15 minutëshit të pushimit, të shoqëruar edhe nga Koço Kokëdhima.

Mësohet se ka pasur një debat me tone të ashpra dhe Bashkim Fino i ka kërkuar Dukës llogari për njëanshmëri në Asamble, raporton “Panorama Sport”.

“Si mund të më lesh mua në fund të sallës?! Çfarë je ti që mendon se mund t’i trajtosh njerëzit kështu? Ku ka moral kjo punë? O Koço, do e bëjë këtë ti po të kishe qenë në vend të këtij (Dukës)?”, i është drejtuar Fino, presidentit aktual.