Që prej hyrjes së tij në “Big Brother Vip”, Qetsor Ferunaj ka patur përplasjet e tij me Luiz Ejllin dhe me sa duket situata mes tyre do të vijojë të jetë e tensionuar. Ata kanë debatuar përsëri sot, ku në diskutim është përfshirë edhe emri i Kiarës.
Banorët po diskutonin sot në oborr në lidhje me noniminimet e mbrëmjes së djeshme, ku 7 banorë dolën në televotim: Qetsori, Armaldo, Fotini, Antoneta, Dea Mishel, Nita dhe Sabiani. Diskutimi i hapur nga Olta, e cila e cilësoi Qetsorin si “lojtar të fortë”, u pasua me një debat mes Luizit dhe ish-banori të “BB2”
Qetsori e quajti Luizin “të përkëdhelur”, ndërsa shtoi se ai nuk ka arritur asgjë vetë në 37 vjet, po është mbështetur nga “shoqëria.” Në fund ai i përmendi Luizit edhe Kiarën, duke i thënë që ta pyesë e të marrë informacione nga partnerja e tij për të. Kujtojmë se vetë Kiara ka shprehur më herët se njihet me Qetsorin nga jashtë, pasi ka punuar me të
Qetsori: Ti je i përkëdhelur, asgjë nuk ke bërë me forcat e tua, 37 vjeç sillesh vërdallë. Je i përkëdhelur nga të shtëpisë, kush të ka mbështetur nga shoqëria. Akoma të gënjen mendja që je i fortë? E keni fjalë të bukur atë shprehjen “të hyptë vetja në qejf”, ti je një nga ata. Nuk ke informacion ti. Të ka thënë Kiara kush jam unë apo jo? Merr informacion.
Luizi: Çfarë kam unë për 37 vjet, ti nuk i bën për 370 vjet. Çfarë, më duhet mua për ty? Unë marr informacion për njerëzit që më interesojnë, ty nuk të llogaris fare. Bëhu gati, hajde në “Big Brother 3”.