Kryeministri Edi Rama dhe gazetari Rakipi e kanë nisur intervistën e tyre të sotme me një sërë debatesh.

Pak minuta me vonesë për shkak të axhendës elektorale të kryeministrit, Rama dhe Rakipi kanë replikuar për shkak të shtyrjes me një javë të intervistës në Neës24.

Kjo, pasi kryeministri e kishte ftuar stafin e News24 në Gjirokastër për të bërë intervistën. Rakipi ka shpjeguar arsyet se përse intervista nuk u bë në Qytetin e Gurtë. Rama nga ana tjetër kishte kërkuar që intervista të mos bëhej së bashku me dy pjesëtarët e përhershëm të këtij emisioni, Andi Bushati dhe Fatos Lubonja.

DEBATI

Rakipi: S’erdhe. 

Rama: Jo s’erdhe ti. 

Rakipi: Ku? 

Rama: Në Gjirokastër. 

Rakipi: Për fasadë. 

Rama: Për arsye shëndetësore nuk mundeshe 

Rakipi: Jo vetëm për mua, por për ata. 

Rama: Për kë? 

Rakipi: Lubonjën e Bushatin, se ishte sikur po merreshin për qokë 

Rama: Jo, pse madje ato që kam bërë në Vlorë e Gjirokastër kanë pasur më shikueshmëri 

Rama: Ju doni errësirën e kazanit këtu. Dilni nga kazanët e errët. 

Rakipi: Për gazetarin nuk ka rëndësi por kur ai që të thërret përpiqet të përdorë. Do më ngjisje në kala ti, atje është martuar Erion Veliaj, janë bërë festivale. 

Rama: Ka pasur shumë ngjarje në kala. Por më e rëndësishmja nuk ishte vendi, po të bënim një bisedë të hapur. 

Rakipi: Fasadën që bën ti. 

Rama: Pse lahesh, pse krihesh, pse hekurosesh. Çe ke këtë fasadë? Pse merresh me fasadën. 

Rakipi: Pse erdhe me kostum. 

Rama: Më tha Fuga. Ai është lart.