Një incident i shëmtuar u shënua në basketbollin shqiptar ku, Bruno Daliu ka goditur me grusht gjyqtarin Jurgen Muho.

Ndeshja është ndërprerë dhe gjyqtari ka shkuar me urgjencë në spital.

Edhe në Kosovë ka ndodhur një incident në basketboll, ku Drilon Hajrizi është nxehur shumë dhe ka kërkuar që të sqarohet me gjyqtarin, por shokët e tij kanë ndërhyrë duke mos e lënë situatën që të rëndohet.