Këtë të shtunë në Tiranë, një qytetar ka mbetur i plagosur nga plasja e gomës së një autobusi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën e Kavajës. Në një njoftim për mediat, autoritetet policore të kryeqytetit thonë se e lënduara u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë:

“Rreth orës 15:40, në rrugën e Kavajës, ka plasur goma e një autobusi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore”.