Dy persona në moshë madhore, konkretisht 40 dhe 56 vjeç, janë përfshirë në një konflikt në Durrës, në lagjen nr.4.
Sherri mes tyre ka degjeneruar në dhunë, e 40-vjeçari A.P. ka goditur me grusht 56-vjeçarin L.M.
Rasti i dhunës është regjistruar në vazhdën e denoncimeve të përditshme në komisariatin e policisë së Durrësit, e cila më pas ia ka përcjellë Prokurorisë materialet procedurale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.P., vjeç 40, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 4, ka goditur me grusht shtetasin L.M, vjeç 56, banues në Sektorin Rinia. Neni 90 i Kodit Penal.





