Sherr grash në Durrës, 57-vjeçarja godet me grusht 60-vjeçaren.
Policia thotë së një konflikt për motive të dobëta mes dy grave me iniciale I.S. dhe L.B. ka ndodhur dje në rrugë në lagjen nr.12.
Ka qenë shtetasja I.S. që ka dhunuar shtetasen L.B. duke e lënë të plagosur lehtë.
Ngjarja është regjistruar një ditë më parë, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





