Dy gra kanë mbetur të përfshira në një konflikt, që ka degjeneruar deri në përdorimin e grushtave.
Policia e Durrësit bën të ditur ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 43-vjeçaren E.L., nga Gramshi, e cila, në datë 19 qershor, ka goditur me grusht, në lagjen nr.15, shtetasen D.B., 46 vjeçe, banuese në Durrës.
Shtetasja nga Gramshi akuzohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.





