Të shumta kanë qenë rastet e dhunës në futbollin e meshkujve, qoftë ndaj kundërshtarëve por edhe ndaj arbitrave, por që dhuna të transmetohej dhe në futbollin e femrave kjo nuk ishte menduar. Episodi i parë i dhunshëm në futbollin e femrave është regjistruar në një ndeshje të kampionatit boshnjak midis Zeljeznicarit dhe Mlladostit ku futbollistja Silvija Sakacic ka goditur kundërshtaren Adnu Lujbanovic me grushte duke e shtrirë në tokë.
Federata e Futbollit ka marrë masën e ndëshkimit duke e përjashtuar përjetësisht nga futbolli ketë lojtare pas gjestit të shëmtuar që shkaktoi. Nga momenti kur dy vajzat janë përleshur me njëra-tjetrën, janë shkrepur disa foto, ku Silvija Sekacic duket teksa tenton të godasë me grushte kundërshtaren e saj.