Ka nisur me tension senaca plenare e ditës së hënë, ku sërish deputetët e opozitës kanë tentuar të “pushtojnë” karriget e ministrave dhe kryeminsitrit.

Por këtë herë mazhoranca duket se i ka bërë mirë llogaritë, pasi është vendosur “gardhi” i gardistëve para karrigeve ku qëndrojnë ministrat e kabinetit, për të mos lejuar deputetët e opozitës që të “mësyjnë.

Megjithatë deputetët e opozitës vijojnë protestën brenda në sallë, ndërsa ka patur edhr përplasje fizike mes deputetëve të PD dhe atyre të PS.

Gjatë kohës që deputeti i PS, Vullnet Sina ka qenë duke folur, deputeti demokrat Bledion Nallbati është afruar për t’i fikur telefonin, pas kësaj janë shkëmbyer gushta mes detupetëve.

Kryetarja e Kuvendit ka ndërprerë menjëherë seancën.