Në qytetin e Durrësit ka plasur hajdutëria e madhe gjatë ditëve të fundit. Vetëm në 8 ditët e para të këtij muaji, në Durrës shënohen 4 raste vjedhjeje në institucione shtetërore e fetare.

Pas vjedhjes që ndodhi gjatë orëve të natës në Poliklinikën e Specialiteteve, policia raporton se hajdutët kanë mësyrë edhe në repartin e Mamografisë në spitalin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake të policisë, është vjedhur vetëm një monitor kompjuteri.

Të dyja rastet e fundit janë shënuar brenda së njëjtës natë, dhe nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me të njëjtët autorë.

Pak ditë më parë, edhe Myftinia e Durrësit së bashku me xhaminë e 4 minareve në Plazh, ranë pre e hajdutëve.

Deri më tani, asnjë prej autorëve nuk është kapur nga policia. 

S.L.