Një tjetër hajdut nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë, duke e çuar në 5 numrin e hajdutëve që prangosen në një javë në qytet.
Bëhet me dije se u arrestua Denis Vogli, 30 vjeç, banues në Durrës.
Ai është kapur në flagrancë duke vjedhur në pronën e shtetasit H.A. 22 vjeç, që ndodhet në fshatin Qerret. Pasi u pikas nga i zoti i shtëpisë, në vendngjarje mbërritën edhe Specialistët për Krimet, të cilët bënë të mundur arrestimin e tij.
Vetëm një ditë më parë, u arrestuan dy persona të tjerë në Durrës të cilët akuzohen për vjedhje. Njëri prej tyre ka tentuar të vjedhë një banesë, ndërsa një tjetër i ka vjedhur portofolin një gruaje në rrugë (lexo këtu).
Gjithashtu, pak ditë më parë, dy hajdutë të tjerë përfunduan në prangat e policisë, pasi i vodhën celularët dy vajzave në rrugë (lexo këtu).





