Tiranë, 30 gusht 2014 –  Prej disa vitesh Sali Berisha futet në det, bën disa foto, dhe pastaj thotë se ka vendosur një rekord të ri noti.

Këtë gjë ka bërë edhe këtë vit.

Ai tha se ka notuar për 153 minuta.

Dhe, rrjetet sociale kaq kanë dashur që të shpërthejnë në gallata.

Fillimisht me të janë tallur komentuesit në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Në bregdetin helen u panë peshkaqenë të tmerruar duke bërtitur : ” Ikni se në det ka hyrë Sali Berishuviqi ” …..

Për 153 min o Sal do kishe shku deri në Korfuz

S’të hyri ndonjë ngjal ore derman….

Kujdes me kapelen, se ndrydh qafën duke e mbajtur 153 min kokën lart.

Po si s’te hongri naj peshkaqen o Sale

Bravo Sal, ja fute peshkaqenit”, shkruajnë disa prej tyre.

Ndërkohë, nuk mungojnë as fotomontazhe.