Lajmi i mbrëmjes së djeshme se Arbana Osmani mund të mos prezantojë ‘Big Brother Vip 3’ bëri shumë bujë. Edhe pse nuk ka ende një konfirmimin nga ana e saj, disa prej ndjekësve e pritën mirë këtë ‘ide’.
Ndërsa të tjerë u shprehën kundër, duke thënë se pa Arbanën nuk do të ketë ‘BBV’ e se ajo është e vetmja që mund ta prezantojë më së miri këtë ‘reality show’.
Vërtetësia e këtij lajmi nuk dihet ende, por një veprim i fundit i Ledion Liços, i cili thuhet se do të zëvendësojë Arbanën, ka marrë mjaft vëmendje.
Pas një kërkimi në profilin e tij të Instagram-it, vumë re se ai nuk e ndjek më Arbanën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.
Mos ndoshta, kjo ishte një shenjë konfirmimi për thashethemet që po qarkullojnë në rrjet?