Luana Vjollca ka surprizuar me pamjen e saj më të fundit.
Teksa pushon në Xhamajka, Lunana ka ndryshuar stil. S'ka më taka dhe fustani i gjatë është krejtësisht i mbyllur, megjithëse paksa transparent në pjesën e poshtme. Gjithsesi ai nxjerr në pah linjat bombastike të Luanës.
Moderatorja ka postuar një foto teksa shfaqet mjaft seksi me një fustan jeshil dhe një palë sandale të sheshta. Por ajo që ka shkaktuar të qeshura ka qenë komenti i 'rivalit të saj mediatik'.
“yyy yll shapkat lali. Ok ulu tani se do të të zërë ngërçi”-shkruan ai. Ndërsa reagimi i moderatores sexy ka qenë thjesht "xheloz'. Së shpejti Luana dhe Ermali do të transmetojnë emisionet e tyre çdo të shtunë dhe madje në të njëjtin orar.





