Nuk ka më paqe dhe qetësi mes forumeve rinore të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka më paqe.

Sulmi më i fundit është ai i Sekretarit të FRESSH-it, Eljo Hyska. Ai ironizon një këngë që të rinj të LRI-së i kanë kushtuar Ilir Metës.

Ironinë e tij ai e lidh me një status në “Facebook” të disa ditëve më parë të një drejtuesi të LRI-së, i cili tregonte një bashkëbisedim me gjyshen teksa sulmonte ish-kryetaren e FRESSH, Elisa Spiropali.

Në të njëjtën mënyrë i kundërpërgjigjet edhe Hyska, duke përdorur sërish gjyshen në këtë status ironik.