Bar Rafaeli është vërtet e dashuruar me Barcelonën? El Mundo Depertivo flet për pasionin e modeles bukuroshe bionde për ngjyrat e ekipit të Lionel Messit.

Gjithçka duket se ka lindur pas një interviste që ish e fejuara e Leonardo di Caprio-s i dha revistës Gq, që do të dalë në muajin shkurt. Modelja izraeliane është e ftuar e përhershme në Camp Nou dhe për këtë lëshon deklarata se për të lojtarët e Barcelonës janë më të mirët. Për Lionel Messin modelja bukuroshe rezervon një kompliment goxha të madh kur shprehet “kampioni im”, ndërkohë që Xavi Hernandez, është për të si një vëlla.

Por këto deklarata duket se kanë ngjallur xhelozinë e partnereve të skuadrës së Realit. Në një postim të saj në rrjetet sociale Bar Rafaeli shprehet: E vetmja pyetje që më vjen ndër mend kur shoh Ronaldo është nëse flokët e tij janë të kundraligjshëm.

Por deklaratës së izraelianes i është përgjigjur menjëherë partnerja e Ronaldos, rusja seksi, Irina Shayk. "Nuk është bukur të jesh xheloze. Mëse të duash",- i ka thënë Shayk koleges së vet.