Një 70-vjeçar nga Durrësi ka kanosur me fjalë një 73-vjeçar po nga qyteti bregdetar.
Mësohet se shtetasi A.Gj., 70 vjeç, pasi ka debatuar me të moshuarin tjetër, në gjaknxehtësi e sipër ka kaluar deri në kërcënime.
Ndërkohë, 73-vjeçari S.M., i ndjerë i kërcënuar, nuk ka nguruar por ka bërë denoncimin në polici.
Ndaj 70-vjeçarit A.Gj. ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për akuzën “Kanosje”.





