12 qershor 2015 – Pas arrestimit të dy gjyqtarëve javën e shkuar, në pranga u vu sot dhe shoferi i Gjykatës së Apelit në Vlorë. Robert Petoshati, 53 vjeç, u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 20 mijë eurosh dhe 100 mijë lekë nga një shtetas nga Tepelena, Gjolek Xhaferri, i arrestuar gjithashtu. Sipas policisë, kjo shumë do të shërbente që shoferi të futej sekser në një çështje për vëllanë e Xhaferrit. Po hetohet se cili gjyqtar ka pasur gisht në këtë korrupsion apo nëse shoferi shfrytëzonte pozicionin dhe u merrte paratë nga ana e tij.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”