Janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë kaluar deri në konfrontim fizik.

Sherri mes dy banorëve të Shijakut është regjistruar në datë 28 shtator dhe një ditë më pas policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për protagonistin e dhunës.

Sipas policisë, shtetasi F.K vjeç 39, banues në Shijak, dyshohet se ditën e enjte ka goditur me grusht 20-vjeçarin P.D, edhe ky banues në Shijak.

39-vjeçari akuzohet për veprën penale “Lëndime të tjera me dashje”.