Një sherr masiv është regjistruar në zonën e Shkozetit, pas një konflikti për motive të dobëta.

5 persona kanë grushtuar 6 të tjerë duke i shkaktuar plagosje të lehta.

“Më datë 29.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit R.R, E.R, D.R, E.R dhe R.S, vjeç 33, 28, 32, 26 dhe 39, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetaset H.S, XH.A, A.Z, D.S, XH.F dhe A.V, vjeç 58, 55, 31, 30, 64 e 33, banuese në Durrës”– njofton policia e Durrësit.

5 personat dhunues akuzohen për “Plagosje të lehtë me dashje” në bashkëpunim.