Skena të turpshme u regjistruan në fundin e sfidës mes Spartës së Pragës dhe Gallatasarait, në Ligën e Europës, që përfundoi me shifrat 4-1.

Ky duel u vendos nga dy futbollistët shqiptarë, Indri Tuçi dhe Qazim Laçi. Disfata nuk është pritur aspak mirë nga turqit, teksa në fund shpërtheu një sherr masiv. Sipas informacioneve të para, në përleshje kanë marrë pjesë futbollistët, si dhe stafet profesionale të të dyja skuadrave. 

Skena me të vërtet absurde që nuk ndodh të shihen shpesh në të tilla nivele. Pritet që të ketë dënime të rënda nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s në lidhje me këtë ngjarje.