Shpërthen sherri keq në Kuvendin e Shqipërisë me fajlë të rënda e gati përplasje fizike. Deputeti socialist Erjon Braçe iu adresua me fjalë fyese deputetit demokrat Bedri Hoxha, e ndërkohë deputeti i PD-së Edi Paloka sulet nga vendi dhe tenton ta qëllojë.
Kur Braçe fliste, Bedri Hoxha po replikonte nga vendi.
“Po buçe po, po të them edhe njëherë tjetër, e ke nisur me të tutë s’ke lënë njeri pa përfolur, pa e damkosur ti vetë, ti, mos bëj si qen Sali, ulu aty, ka ikur koha jote, ulu se e di unë se ça halli ke ti”- tha Braçe.
Meta: Ju lutem ruani qetësinë
Braçe: Po o qen i madh, ulu aty, dëgjo, dëgjo
Meta: Ju lutem, zoti Berisha, zoti Brace
Ndërkohë i hiqet zëri Braces teksa fliste. Në sfond duket Paloka që niset ta godasë, por ndërhyn garda dhe rrethon foltoren.
Ilir Meta ndërpreu seancën.





