Degjeneron keq sherri mes dy personave gjatë një aktiviteti në Tiranë.
Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive që nuk dihen ende, dhe njëri prej tyre ka marrë një kovë me ujë dhe ia ka hedhur tjetrit në trup në sy të të gjithë njerëzve.
Policia e Tiranës thotë në njoftimin e saj për shtyp se ka nisur procedimin penal ndaj 29-vjeçarit me iniciale A.L.
“Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, për shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 11.30, në rrugën “4 Dëshmorët”, gjatë një aktiviteti, i ka hedhur një kovë me ujë në trup dhe ka fyer shtetasin L. B.”, informon policia.





