Një foto e Beatrix Ramosajt, që tallte Enca Haxhiajn ka bërë që të plasë “sherri” në distancë mes dy këngëtarëve. Ramosaj ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ku shihet se e ka tepruar me përdorimin e Photoshopit duke shkruar poshtë fotografisë me ironi “no makeup, no filter”. Duket se Ramosaj këtë e ka bërë në kuadër të shakasë dhe ironisë për kolegen Enca e cila kishte pasur ditë më parë një eksperiencë të tillë më Photoshop, transmeton Klan Kosova.
Por as Enca nuk ka mbetur pa e shkruar një status në Instagram ndonëse nuk ka përmendur emra.
Ajo i është referuar si xhelozi dhe pak minuta famë që dikush po i përfiton në krah të saj
“Pure jealousy edhe te koncerti shkolles when u tried to sabotage my appearance? I remember the only time u made it to front page was when u mentioned my name…im giving u 15 minutes of fame, numëroji mire.. Apo sdin me mbledh?! Per fansen time” ka shkruar Enca në Instagram.
Madje Enca ka shkruar se ku është ajo sot, pa karrierë, pa show por vetëm në shtëpi duke folur për të.