Shpërthen sherri mes shoferëve në një kompani private në Durrës, dy prej tyre rrahin një burrë 57-vjeçar i cili përfundon në spital.

Bëhet fjalë për shoferë të moshës 48 e 57 vjeç, të cilët janë nga Azerbajxhani, ndërsa arsyet e sherrit mes tyre nuk bëhen të ditura.

Policia informon: “Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.N. dhe B.I, vjeç 48 e 57, banues në Azerbajxhan, pasi në lagjen nr 15, në ambientet e brendshme të një firme, ku punojnë shoferë mjetesh, kanë goditur me grusht shtetasin I.I. vjeç 57, banues në Azerbajxhan, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal”.