U bë pjesë e shtëpisë së BBVK vetëm pak ditë më parë, por Xuxi ka qenë një prej banorëve protagonistë këto ditë duke e ndarë edhe publikun në dy pjesë.

Shumë e komentuar ka qenë situata e mbrëmshme e krijuar në BBVK, ku të gjithë banorët u përfshinë në debate të ashpra.

Madje Xuxi u përfshi në një përplasje fizike Mevlan Shabën, duke e shtyrë atë.

Pas kësaj, Xuxi nuk është ndier mirë dhe u desh ndërhyrja e mjekëve.

Fatmirësisht, gjendja e tij u përmirësua dhe ai u rikthye në shtëpi, ku banorët e pritën me duartrokitje.