Në sfidën e radhës mes vajzave, ajo që ‘ndëshkohet’ është Donjeta. Fotini i kërkon asaj që të arrijë dhe të bindë djemtë përtej xhamit që të ngrihen në këmbë dhe të bëjnë sfilatë para saj.
Donjeta vendos që të bëjë sikur do të dalë nga shtëpia që të realizojë misionin e saj dhe të afrojë gjithë djemtë pranë xhamit.
I pari që ngrihet është Damiano dhe më pas të gjithë me radhë.
“I çoi!”, thotë Xheni.
Djemtë, pasi kuptuan që ishte një mashtrim, vendosin të bëjnë ironi me të.
“Hajde duartrokasim për to”, propozon Danieli dhe më pas mbyll perden për pak sekonda dhe e hap sërish.
“Jo se nuk rrijnë dot pa ne!”, thonë vajzat.
Ervini, Benardi, Damiano dhe Denisi përfshihen në një debat në lidhje me lojën që u bëri Donjeta. Ervinit nuk i pëlqeu reagimi i Benardit për lojën e vajzave.
“Reagimi yt ishte i ashpër duke patur parasysh që janë femra. Edhe Damiano mbrëmë reagoi keq duke i rënë xhamit”, tha ai.
Benardi thotë se djemtë bënë gabim që duartrokitën vajzat.
“A po në bënin një lojë?! Ne nuk duhet të bënim lojën tonë”, i thotë ai Denisit.
Ervini më pas pyet Damianon se cila ka qenë ose është çmenduria më e madhe që do të bënte për një vajzë.
“Unë nuk bëj çmenduri”, u përgjigj ai./ Big Brother