Plas sherri mes të burgosurve shqiptarë dhe marokenë në burgun e Milanos.
Mediet italiane raportojnë se disa të dënuar shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë përfshirë në një përleshje të dhunshme me marokenët brenda ambienteve të burgut.
Dy bandat u rrahën me shufra hekuri dhe sende të tjera të forta e për pasojë dy të dënuar u nisën urgjent në spital, kurse tre të tjerë u shtruan në spitalin e burgut. Nuk dihet ende shkaku i sherrit, ndërkohë që kanë nisur hetimet.





