Dy të rinj në Durrës kanë goditur me mjete të forta një 46-vjeçar.

Policia bën me dije se sherri ka ndodhur ditën e djeshme, më datë 7 korrik, në lagjen nr. 5 të qytetit.

Mësohet se 23-vjeçari E.C., dhe 27-vjeçari E.M., kanë goditur shtetasin A.H, 46 vjeç, banues në Durrës të tre.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, sipas neneve 89 e 25 të Kodit Penal.