Një skenë e rëndë është filmuar ditën e sotme nga qytetarët në Durrës, rreth orës 17:00. Pamjet tregojnë qartë një moment nga ndalimi i një apo më shumë personave dhe futja e tyre brenda furgonit të policisë.

Sipas raportuesve të JOQ, të shoqëruarit janë dy djem të rinj të cilët patën konflikt me dikë tjetër. Pavarësisht se nuk dihen saktësisht rrethanat e ngjarjes apo se kush po shoqërohej, pamjet tregojnë se policët ushtrojnë dhunë ndaj personit apo personave që janë shoqëruar brenda në furgon duke e goditur me shkelma e grushta.

Videon mund ta shihni këtu.