Plas sherri mes dy personave në një hotel në Durrës, merret me forcë një mjet “Range Rover”.
Dy 33-vjeçarë me banim në kryeqytet, janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin, dhe njëri prej tyre i ka marrë tjetrit me vetëgjyqësi makinën tip “Range Rover”.
Ky rast ka ndodhur në parkingun e një hoteli në Xhafzotaj, ku ishte i parkuar mjeti luksoz.
Nuk dihet se cilat janë arsyet konkrete të konfliktit mes dy personave me iniciale R.Ç. dhe E.K., që ky i fundit është detyruar të marrë makinën me vetëgjyqësi, sipas policisë.
Pasi 33-vjeçari ka marrë makinën dhe është larguar, bashkëmoshatari i tij është paraqitur në polici për të denoncuar rastin.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





