Dy episode të dhunshme janë regjistruar në Durrës, ku protagonistë janë disa persona të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta dhe pronësie.

Në njërin nga rastet kemi të bëjmë me tre persona që janë rrahur me grushte dhe kanë dëmtuar makinat e njëri-tjetrit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: -E. Ll., 35 vjeç, E. Sh., 37 vjeç dhe B. H., 44 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe i kanë dëmtuar automjetet, njëri-tjetrit“, informon policia.

Ndërsa në rastin tjetër ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, ku uinformat blu shpallën në kërkim shtetasit A. K., 21 vjeç, Xh. K., 25 vjeç dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Tiranë. Dyshohet se për motive pronësie, kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas (babë e bir), të cilët morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesë. Punohet për kapjen e 3 shtetasve.