Dy urdhër mbrojtjeje janë lëshuar në Durrës për dy të moshuar, të cilët janë dhunuar nga djali dhe nga nusja e djalit.

Dy të moshuarit e moshës 78 dhe 80 vjeç, kanë paditur në polici djalin dhe nusen e tij për dhunën fizike dhe psikologjike që ata kanë uhstruar kundrejt tyre.

Më datë 19.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.T., vjeç 80, banues në Durrës, pasi dyshohet se djali shtetasi M.T., vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Më datë 19.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.T., vjeçe 78, banuese në Durrës, pasi dyshohet se nusja e djalit shtetasja L.T., vjeçe 40, banuese në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, referuar ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.