2 grupe të komunitetit rom janë grindur pasditen e kësaj të marte në shëtitoren “Taulantia”.
Debati, fillimisht verbal, shumë shpejt degjeneroi në konfrontim fizik, por fatmirësisht nuk la askënd të lënduar.
Kalimtarë të rastit kanë filmuar zënkën, ku siç duket, të përfshirë kanë qenë disa gra dhe një adoleshent, ndërsa një burrë ka tentuar t’i ndajë.
Ata “punojnë” përgjatë shëtitores duke kërkuar lëmoshë dhe shpesh përfshihen në konflikte për zonat e lypjes, paratë etj. Ende nuk dihet arsyeja e konfliktit fizik mes palëve.





