Duhej të ishte një festë, por Bilbao-Alavesh do të kalojë në histori për fakte të tjera. Ishte edicioni i parë i turneut “Euskal Herriko Txapelketa” dhe realisht do të kishte qenë një ndeshje spektakolare (4 gola, barazim 2-2), nëse nuk do të kishin ndodhur ato episode ekstra.Por arbitri Palencia Kabajero nuk arriti që të menaxhojë shpirtrat e zjarrtë në fushë dhe në të 70-ën, përjashton Aleksis, mbrojtësin i cili nuk pranon vendimin dhe i vë duart në fytyrë.

Nervat kalojnë në maksimum dhe Kabajero thirri të gjithë bashkëpunëtorët e tij për të ndërprerë ndeshjen, ndonëse u bind nga lojtarët për të vazhduar. Në minutat shtesë, Romero ndërhyn ashpër ndaj Saborit, duke marrë të kuqin e dytë për Alaveshin dhe bëri të shpërthejë një sherr i madh, i cili shtyu përfundimisht arbitrin Kabajero që të ndërpresë sfidën, duke e braktisur ai i pari fushën.