Dy konflikte që kanë agravuar deri në përdorimin e dhunës fizike janë regjistruar në zonën e Plazhit në lagjen nr. 13 një ditë më parë.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Durrësit për dy rastet e dhunës, të cilat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e 2 shtetasve: A.Z. dhe Gj.Sh., 41 e 31 vjeç, banues në Durrës dhe Fushë-Krujë. Dyshohet se ata kanë kanosur dhe goditur me mjete të forta shtetasin I.Ç., vjeç 29, banues në Shkallnur.
Ndërsa për rastin tjetër, ka nisur procedimi penal për shtetasin A.N., 39 vjeç, banues në Durrës, i cili ka dhunuar një adoleshent. Policia bën të ditur se ai ka goditur me grushte shtetasin M.Q., 16 vjeç.





