Policia e Fierit ka arrestuar dy vëllezër pas një sherri familjar, teksa janë proceduar penalisht dhe dy djemtë e njërit prej tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasin E. J., 41 vjeç, dhe për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasin A. J., 45 vjeç.”,– thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se shkak për sherrin ka qenë një konflikt pronësie, pasi dy vëllezërit pretendojnë pronësinë mbi një ndertesë.

Gjithashtu u proceduan penalisht të rinjtë J. J., 19 vjeç dhe I. J., 17 vjeç, djemtë e 45-vjeçarit pasi për motive pronësie, në fshatin Gjinoqar, Patos, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte me njëri tjetrin, si dhe shtetasi E. J. ka dëmtuar pjesërisht mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit J. J.