Plas skandali seksual në Itali. Emisioni investigativ “Le Iene” ka zbuluar fakte të tmerrshme se si financohej me fonde qeveritare nga pallati “Ghigi” rrjeti i prostitucionit gay.

Mediet italiane raportojnë se pas emisionit plasi furtuna. Francesco Spano, drejtuesi i një organizate italiane për luftën kundër diskriminimit, financuar nga fondet publike, dha dorëheqjen mbrëmë pas transmetimit të emisionit. Deklaratën e dorëheqjes e kanë bërë vetë burime qeveritare.

Sipas emisionit, Francesco Spano, (kreu i Zyrës Kombëtare Anti-Diskriminit Racor në varësi të qeverisë) akuzohet tashmë si i dyshuar për financimin e një klubi takimesh gay me pagesë.

Ai është një jurist 39-vjeçar dhe avokat që në Itali njihet për kauzat e tij kundër diskriminimit racial dhe homoseksual. Ai duhet të përballet tashmë me akuzat për financimin me para publike të një shoqate homoseksualësh, pjesë e një rrjeti prostitucioni mes meshkujve. Madje akuzohet se edhe ai vetë është pjesë e shoqatës.

Emisioni ka renditur financimet e marra, nga Kryqi i Kuq Italian apo UNICEF dhe ANDDOS, një shoqatë kundër diskriminimit seksual.