Topi është i imi penalltinë e gjuaj vetë. Të kesh një skuadër me shumë yje, krahas aspektit pozitiv, ka edhe atë negativ. Një gjë e tillë mund të thuhet në rastin e Psg. Cavani, Neymar dhe Mbappe, tre sulmues të aftë për të prodhuar një pafundësi golash.
Sigurisht që bashkepunimi mes tyre nuk mungon, por ka edhe raste, kur egoja personale është me e madhe se fryma e grupit. Një për të gjithë të gjithë për një. E në fakt, një gjë e tillë u vu re në takimin me Psg dhe Lyon, aty vendasit arritën të fitonin me rezultatin 2-0 edhe pse të dyja rrjetat ishin autogola.
Në minutën e 80, gjyqatari i takimit akordon një 11-metërsh për parizienët, e pikërisht në këtë moment nis edhe një lloj debati, ku sigurisht nuk mund t'i mungonte syrit të kamerave. Kush do ta gjuaj penalltinë? Në video shihet qartë, teksa Neymar merr topin për të qënë ai ekzekutuesi i penalltisë, por për këtë nuk është dakord, Cavani, i cili kërkon t'i marrë topin për të qënë ai personi që do ta godasë.
U desh ndërhyrja e Dani Alves që t'i jepte drejtim situatës, më brazilianin që vendos të jetë bashkëkombasi i tij Neymar ai që duhet të marrë përsipër, por Cavani insiston sërish dhe në fund i realizohet dëshira, niset dhe gabon.
Për një situatë të tillë foli edhe tekniku i Psg, Unay Emeri, i cili deklaroi se nëse futbollistët nuk e ndajnë me njëri tjetrin se kush do ta gjuajë penalltinë, atëherë do të jetë ai që do të ndërhyjë, në mënyrë që skena të tilla të mos përsëriten më.





